INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
80-vjetori i Luftës së Dytë Botërore, Meta në Varshavë: Shqipëria ishte viktima e parë në Europë

80-vjetori i Luftës së Dytë Botërore, Meta në Varshavë: Shqipëria ishte viktima e parë në Europë

Publikuar më: 18:26 01-09-2019

Presidenti Ilir Meta këtë të dielë ka qenë në Varshavë, pjesëmarrës i ceremonisë së organizuar për 80-vjetorin e fillimit të Luftës së Dytë Botërore.

Kreu i shtetit përmes një statusi në rrjetin social Facebook, shkruan se të gjithë duhet të punojmë për lirinë, në mënyrë që të mos përsëriten më të tilla tragjedira.

Sipas Metës Shqipëria ishte viktima e parë në Europë e kësaj murtaje të njerëzimit.

“Shumë i nderuar të merrja pjesë sot në Varshavë, në ceremoninë e 80-vjetorit të fillimit të Luftës së Dytë Botërore, me ftesë të Presidentit të Polonisë, z.Andrzej Duda.Përulje përpara dhjetra milionë viktimave, heronjve e dëshmorëve që humbën jetën në emër të lirisë e dinjitetit njerëzor, pavarësisë e sovranitetit, gjatë tragjedisë më të madhe që ka njohur njerëzimi.

Bashkë me shumë krerë shtetesh, shprehëm solidaritetin për forcimin e paqes dhe ndërtimit të një botë më të mirë, që në themel duhet të ketë lirinë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe besimin e ndërsjellë.

Të gjithë së bashku të punojmë për lirinë, paqen dhe dinjitetin njerëzor, që tragjedi të tilla, të mos përsëriten kurrë më. Shqipëria ishte viktima e parë në Europë e kësaj murtaje të njerëzimit, duke kaluar me kurajë sakrifica të jashtëzakonshme, që nga dita e parë e pushtimit, 7 prillit 1939, deri në ditën e fundit të çlirimit të Europës” shkruan Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0036110877990723