INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Problemet në shkolla?! Çfarë thotë Erion Veliaj e Nora Malaj?

Problemet në shkolla?! Çfarë thotë Erion Veliaj e Nora Malaj?

Publikuar më: 10:01 13-09-2016

Kalimi i mësimit me një turn të vetëm është prioritet i punës së Bashkisë së Tiranës. Për këtë qëllim, në ditën e parë të vitit të ri akademik, kryebashkiaku Erion Veliaj, teksa uroj të gjithë fëmijët, tha se sot janë vetëm 3 shkolla me dy turne. Veliaj tha se shkollat e tjera janë zgjidhur nëpërmjet shtesave që janë bërë pranë këtyre ambienteve. Por zgjidhja përfundimtare do të vijë nga ndërtimi i 20 shkollave të reja në kryeqytet tha Kryebashkiaku Erionn Veliaj, ndërsa premtoj se kjo do të bëhet e mundur brenda këtij mandati.
Erion Veliaj:
“Këtë vit rikonstrukturuam shkollat. Disa nga shkollat më problematike si “1 Maji”, “Emin Duraku”, “Fan Noli” sot janë të rikonstrukturuara. Kemi hapur themelet e shkollave të reja. Ky do jetë viti i parë që do të kemi maksimumi 2 ose 3 gjimnaze me dy turne, ndërkohë që 20 të tjera sot janë me një turn fal dhe shtresave që bëmë.  “Qemal Stafa” është rritur në kapacitet që do të thotë se kalon me një turn dhe besoj që do të vazhdojmë me këtë rritëm. Brenda këtij mandate do të kemi 20 shkolla dhe më në fund të heqim nga fjalori çështjen e shkollave me dy turne është jo njerëzore, mungesë vizioni që ne kemi menduar gjithçka për të rritur, por jo për fëmijët”.
A do tën jetë mësimi me një turn të vetëm zgjidhja e problematikave për nxënësit? Sigurisht që jo? Shkollat shqiptare kanë një numër të madh problemesh, por gjatë tranzicionit nuk ëhstë menduar në asnjë rast për shtresën më në nevojë, atë të fëmijëve me aftësi të kufizuar. Për këtë qëllim Zv Ministrja e Arsimit Nora Malaj i bëri këtë apel Kryebashkiakut Veliaj.
Nora Malaj:
“Si kjo kauz të zgjidhen edhe disa kauza të tjera në mënyrë që dhe fëmijët me aftësi të kufizuar tu japim shansin që nëpërmjet rampeve dhe transporteve që bashkia do marri si iniciativë ta realizojmë të plotë”.

Article Logic
Execution time: 0.0040249824523926