INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gati për përplasje? Rusia teston raketën ndërkontinentale ‘Satan’

Gati për përplasje? Rusia teston raketën ndërkontinentale ‘Satan’

Publikuar më: 12:20 30-03-2018

Ndërsa raportet mes Rusisë dhe pjesës tjetër të botës tensionohen, Moska vijon të tregojë forcën e saj.

Ministria e Mbrojtjes Ruse ka publikuar një video ku tregohet një raketë balistike ndërkontinentale e cila thuhet se është testuar në veri të vendit.

Pamjet tregojnë se raketa e quajtur Sarmat e cilësuar si ‘Satan’ nga NATO u lëshua nga hapësira Pletsetsk.

Kjo është hera e dytë që testohet një raketë e tillë që prej dhjetorit të shkuar.

Raketa është një nga armët e avancuara të Rusisë të cilat u promovuan nga presidenti rus Putin gjatë fjalës së tij pak ditë më parë.

Raketa RS-28 Sarmat thuhet se është e aftë të mbajë deri në 10-15 koka bërthamore dhe fluturon me shpejtëse supersonike.

Mediat ruse shkruajnë se një armë e tillë do të nis të prodhohet në masë në vitin 2020, ndërsa modernizimi armëve do të kushtojë 282 bilionë euro.

Article Logic
Execution time: 0.0037798881530762