INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 anëtarë të ISIS të arrestuar në Itali, zbulohet skema e trafikimit të dokumentave false

5 anëtarë të ISIS të arrestuar në Itali, zbulohet skema e trafikimit të dokumentave false

Publikuar më: 12:00 30-03-2018

Prokuroria e Romës ka lëshuar urdhërin për arrestimin e 5 personave në Itali të dyshuar si pjesëtar të grupit terrorist të ISIS, që kishin lidhje me një qendër ku krijoheshin dokumenta false dhe më pas shiteshin nga disa shtetas tunizian.

Akram Baazoui, Mohammed Baazoui, Dhiaddine Baazouoi e Rabie Baazoui dhe Abdel Salem Napuls janë emrat e pesë të arrestuarve në Napoli dhe të akuzuar për lidhje me atentatorin e sulmit në Berlin kishin krijuar një ambient ku prodhonin leje pushimi false, karta identiteti false dhe patenta italiane dhe franceze.

Dokumentet prodhoheshin në Napoli dhe më pas ju shiteshin emigrantëve pa dokumenta në Itali dhe Francë pasi kishin paguar tarifën e punës nëpërmjet facebook-ut.

Mohammed Baazoui ishte personi përgjegjës që merrej me gjetjen e klientelës nga emigrantët e ardhur në Itali.

Pas kontakteve me telefon Mohammed i kërkonte klientëve ti dërgonin kërkesë miqësie në një profil facebook-u fals me emrin “Momo Napoli”, duke e përdorur këtë adresë si infrastrukturën për konkludimin e bizneseve.

Për emigrantët nga Franca kostua e një dokumenti të falsifikuar ishte 150 euro ndërsa për ata në Itali tarifa shkonte në 100 euro.

xrtg3.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0034158229827881