INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Picaso” godet grupin kriminal të vjedhjeve në Belgjikë, arrestohen 8 shqiptarë

“Picaso” godet grupin kriminal të vjedhjeve në Belgjikë, arrestohen 8 shqiptarë

Publikuar më: 12:46 30-03-2018

Një grup prej 8 hajdutësh shqiptarësh është kapur dhe arrestuar mes Belgjikës dhe Shqipërisë në kuadër të një operacioni të përbashkët policor belgo-shqiptar me emrin “Picaso”.

Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet e policisë shqiptare, të cilët në një deklaratë të përbashkët për mediat me homologët belg, kanë bërë të ditur se banda kryente vjedhje kryesisht në banesa në Bruksel dhe qytete të tjera të Belgjikës.

Këta shtetas, kryenin veprimtari të një grupi të mirë strukturuar kriminal dhe një pjesë të sendeve të vjedhura apo parave, i dërgonin edhe në Shqipëri.

Përveç 8 personave të arrestuar, 3 prej të cilëve në Shqipëri dhe 5 në Belgjikë, bëhet me dije se disa bashëpunëtorë të tjerë janë shpallur në kërkim.

Mësohet se kanë qenë autoritetet belge ato që kanë kërkuar informacione nga policia shqiptare për grupin kriminal, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje në 20-30 banesa.

Gjatë operacionit u sekuestruan sende në cilësinë e provës materiale si bizhuteri, aparatë celularë, materiale të tjera elektronike, orë të shtrenjta dhe sende të tjera me vlerë.

Article Logic
Execution time: 0.0035710334777832