INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kokaina në Durrës, kolumbianët: Operacioni ishte i përbashkët

Kokaina në Durrës, kolumbianët: Operacioni ishte i përbashkët

Publikuar më: 10:42 02-03-2018

Rrëzohen pretendimet e palës shqiptare se sasia më e madhe e kokainës së kapur ndonjëherë në vend ishte vetëm operacion i Policisë së Shtetit.

Armata e ushtrisë kolumbiane, përmes një njoftimi në faqen e vet zyrtare bën me dije se në sajë të një operacioni të përbashkët të armatës kolumbiane dhe policisë shqiptare u bë i mundur sekuestrimi i një sasie prej 613 kg hidrokloruri kokaine.

Sipas ushtrisë kolumbiane, droga e konfiskuar ishte e fshehur, në bordin e një anijeje në dyshemenë e kontejneri me një fund të dyfishtë të ngarkuar me banane që u imbarkua nga Kolumbia në mes të janarit dhe brenda itinerarit të saj do të vizitonte disa porte në Evropë para se të arrinte në portin shqiptar të Durrësit.

“Droga ishte nisur në mesin e janarit nga Kolumbia dhe i përkiste një grupi të trafikut të drogës ‘Clan del Golfo’. Clan del Golfo’ ka kontakte me disa porte në Evropë. Vlera e drogës së kapur shkon në 37 milionë dollarë. Do vijojmë operacionet e përbashkëta”, thuhet në njoftimin e Armatës.

Ndërkohë, media meksikane “Sipse” tha se kokaina e sekuestruar nga policia shqiptare i përket një nga strukturave më të rrezikshmet në Kolumbi, që ka kontakte me disa porte në Europë, ku dërgon drogën.

“Rreth 613 kg kokainë të kamufluar në një kontejner me banane u zbuluan në portin shqiptar të Durrësit në një operacion të koordinuar nga marina kombëtare kolumbiane, agjencitë ndërkombëtare dhe policia shqiptare,” e nis artikullin media meksikane.

Article Logic
Execution time: 0.0035138130187988