INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Facebook në garë me Rusinë, çfarë paralajmëron Zuckerberg

Facebook në garë me Rusinë, çfarë paralajmëron Zuckerberg

Publikuar më: 10:37 11-04-2018

Edhe Facebook nis betejën e saj me Rusinë. 

Themeluesi i rrjetit social Zuckerberg para Kongresit Amerikan u shpreh se kompania e tij është në betejë të vazhdueshme me operatorët rusë të cilët po kërkojnë të shfrytëzojnë rrejetin social.

Zuckerberg shtoi para Kongresit se po punon me mjete të reja për të identifikuar llogaritë e rreme.

“Jemi në një garë armatimi me Rusinë, e cila do të përmirësohet gjithnjë e më shumë me kohën”, shtoi themeluesi i FB.

Mark Zuckerberg, kreu ekzekutiv i kompanisë Facebook, kërkoi ndjesë publike për skandalin e privatësisë që ka dëmtuar emrin e gjigantit të medias sociale të themeluar prej tij më shumë se një dekadë më parë.

Zuckerberg i filloi komentet përballë një komisioni të senatit amerikan duke marrë mbi vete përgjegjësinë që nuk mundi të parandalojë skandalin me firmën Cambridge Analytica, të lidhur me fushatën presidenciale të kandidatit Donald Trump, e cila mori nga Facebook-u të dhëna personale të 87 milion përdoruesve me synimin për të ndikuar tek zgjedhjet.

 

Article Logic
Execution time: 0.004025936126709