INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Galeritë e ‘vdekjes’. Një tjetër minator humb jetën në nëntokë

Galeritë e ‘vdekjes’. Një tjetër minator humb jetën në nëntokë

Publikuar më: 11:45 11-05-2018

Minatorët po humbasin çdo ditë luftën me jetën, në galeritë e minierave. Sot një tjetër minator ka humbur jetën duke e çuar në 43 numrin e punonjësve të nëntokës që janë vrarë në punë gjatë 5 viteve të fundit. Shtetasi Medi Hidri 62 vjeç është aksidentuar ndërsa po punonte në galeri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.15. Salla operative e Komisariatit të Bulqizës, është njoftuar se në minierën e kromit në zonën D, Bulqizë, gjatë punës është aksidentuar duke humbur jetën shtetasi M.H, rreth 62 vjeç, banues në Bulqizë. Nga hetimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, dyshohet se Hidri ka qenë duke kontrolluar frontin, kur është shembur një masiv shkëmbor që i ka shkaktuar vdekjen. Trupi i minatorit Medi Hidri, i cili ende nuk është nxjerrë nga miniera.

Article Logic
Execution time: 0.0036787986755371