INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
GAFA e Rudina Hajdarit, deputetja ''harron'' të numërojë [VIDEO]

GAFA e Rudina Hajdarit, deputetja ''harron'' të numërojë [VIDEO]

Publikuar më: 12:10 08-05-2019

Deputetja e PD, Rudina Hajdari gjatë seancës së sotme plenare kërkoi që të mbahej 1 minutë heshtje për ngjarjen që ndodhi në Letoni me ushtarakët shqiptarë.

Teksa bëri këtë kërkesë, Hajdari u shpreh se ishin 3 ushtarakë që kishin ndërruar jetë dhe jo një.

"Ditën e hënë në datën 6 maj humbën jetën tre ushtarakë shqiptarë në Letoni gjatë misionit të NATO-s'', tha Hajdari, ndërsa në sallë shpërthyen kundërshtimet nga deputetët, duke i thënë se nuk janë tre.

Rudina këmbëngulte në idenë e saj duke shtuar se, ''mund t'ju them edhe emrat, 2 të tjerë janë plagosur".

Në fund të debatit bie dakord me deputetët, duke kërkuar një minutë heshtje vetëm për 32 vjeçaren Zarife Hasanaj, të cilës emrin ja tha gabim.

Mesa duket deputetja Hajdari ose ka harruar të numërojë, ose ka qenë shumë e painformuar rreth ngjarjes për të cilën foli.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033202171325684