INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Opozita e re do hyjë në zgjedhjet vendore! Rudina Hajdari, s’do ti bojkotojmë

Opozita e re do hyjë në zgjedhjet vendore! Rudina Hajdari, s’do ti bojkotojmë

Publikuar më: 11:46 18-04-2019

Pasi u zgjodh kryetare e grupit të PD-së, Rudina Hajdari në emër të grupit ka thënë se nuk janë dakord për bojkotim të zgjedhjeve të qershorit. Hajdari theksoi se do të punojnë fort për përfaqësimin e demokratëve në këtë garë si dhe në Parlament.

"Unë do kërkoja që demokratët sot jashtë këtij Parlamenti ta shohin si një ofertë dhe alternativë e tyre për përfaqësim në Parlament. Ne si grup nuk jemi dakord për bojkotimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Ne nuk duam në asnjë lloj mënyre ta bojkotojmë zgjedhjen. Unë e shikoj që koha nuk është në favorin tone, por ne do përpiqemi në çdo mënyrë që demokratëve mos u lëmë një vend bosh në këto zgjedhje. Ftoj çdo lloj partie opozitare ta rishikojnë vendimin e tyre për të bojkotuar, ky nuk është një mjet demokratik. Kështu që e konsideroj të rëndësishme që ne të përgatitemi dhe të marrim çdo klloj mase të mundshme. Së fundmi ftoj çdo lloj demokrati të na përkrahë në këtë iniciativë që ne të mundohemi të shpalosim alternativën tonë, të hapim rrugën për një garë reale në këtë Parlament. Kam bindjen e plotë se me ndihëm e zotit dhe mbështetjen e demokratëve që janë të zhgënjyer nga vendimi i Partisë Demokratike do na mbështesin", tha Hajdari.

Article Logic
Execution time: 0.0036149024963379