INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/ “Eksploro Evropën”, Gledis Gjipali: Kushtet për negociata i plotësojmë, por s’jemi gati të jemi shtet evropian [VIDEO]

KafeIN/ “Eksploro Evropën”, Gledis Gjipali: Kushtet për negociata i plotësojmë, por s’jemi gati të jemi shtet evropian [VIDEO]

Publikuar më: 12:01 08-05-2019

Gledis Gjipali, drejtues i Lëvizjes Evropiane për Shqipërinë, i ftuar në emisionin “KafeIN”, gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri tha se, qasja e angazhimit të Shqipërisë për afrimin në BE, ka qenë pozitive vitet e fundit, por akoma nuk jemi gati të integrohemi në familjen evropiane. “E gjithë shoqëria duhet të jetë gati t’i ngjasojë asaj evropiane.

Të gjithë kemi nga pak rol në integrimin e vendit në BE.

Por ndërsa ne ende s’kemi përfunduar rrugën e gjatë, edhe BE ka ndryshuar”, u shpreh përfaqësuesi i “EMA”, Gledis Gjipali.

Sipas Gjipalit, pandëshkueshmëria e të korruptuarve është një nga problemet ende të pazgjidhura të Shqipërisë.

Por sa i takon kushteve të vendosura nga Brukseli zyrtar, Gjipali tha se Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë. “Duhet parë i gjithë procesi në tërësi.

Ne s’flasim për anëtarësim por Shqipëria është gati të hapë negociatat. Mendoj se 5 kushtet janë plotësuar mjaftueshëm, pasi realizimi i tyre do vite të përmbushet”, u shpreh Gjipali.

Ndiqni intervistën e zgjeruar në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0037350654602051