INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gabimet në kontratë shkak i distancimit të Era Istrefit nga muzika? Robert Berisha zbulon detaje të pathëna!

Gabimet në kontratë shkak i distancimit të Era Istrefit nga muzika? Robert Berisha zbulon detaje të pathëna!

Publikuar më: 21:34 21-01-2022

Era Istrefi konsiderohet si njëra nga artistet shqiptare më të suksesshme, e cila nga Kosova kishte arritur të depërtojë në skenën ndërkombëtare me këngët e saj.

Artistja ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor duke u distancuar nga muzika, por duket se më në fund do të kemi projekte të reja.

Ka qenë Robert Berisha që ka zbuluar se Era do të rikthehet së shpejti shumë fuqishëm në muzikë.

Në emisionin “Te shoqja” Roberti do të flasë edhe për problemet me kontratën që ajo ka pasur me bashkëpunëtorët e mëhershëm, që si duket janë edhe arsyeja e distancimit të Erës nga muzika.

Article Logic
Execution time: 0.0019259452819824