Vajza që tronditi politikën, pasi denoncoi të dashurin e saj, Rexhep Rraja, djalin e deputetit të PS-së për dhunë ndaj saj, dhe më pas u tërhoq nga ky denoncim, ka folur para pak ditësh për gazetarët fill pasi në shtëpinë e gjyshit të saj u vendos tritol dhe ajo akuzoi opozitën.
Pas kësaj deklarate, mbrojtësi i Teutës, Ditmar Bicaj komentoi në një postim dhe tha “ I paska lëshuar pëllumbat kjo”.
Por, këtë koment të Bicajt që bëri bujë në rrjetet sociale, vetë Xhisiela nuk e ka lënë pa kaluar. Në një foto të postuar në Instagram, ajo i kthehet Bicajt: “I kam lëshuar te mami ose motra jote! Vrapo t’i marrësh shpejt.”