INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
FSHF publikon listën zyrtare, 5 ekipe në Europë, 4 të tjera në mbikëqyrje

FSHF publikon listën zyrtare, 5 ekipe në Europë, 4 të tjera në mbikëqyrje

Publikuar më: 14:12 03-06-2019

FSHF ka publikuar listën e klubeve shqiptare të licencuara për të marrë në pjesë në kompeticionet evropiane 2019-2020.

Janë vetëm 5 prej tyre dhe bëhet fjalë për Partizanin, Kukësin, Teutën, Laçin dhe Skënderbeun.

Partizani do të konkurrojë në Champions, ndërsa Teuta, Kukësi dhe Laçi për në Europa League. Pak më problematike paraqitet situata për korçarët pasi duhet të presin vendimin përfundimtar të CAS, pas pezullimit me 10 vite nga UEFA.

Ndërkohë, skuadrat që nuk i kanë plotësuar kriteret për shkak të problemeve financiare janë Tirana, Flamurtari, Luftëtari dhe Kastrioti, që do t’iu nënshtrohen një monitorimi nga ana e FSHF-së çdo 3 muaj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036170482635498