INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kukësi e mbyll sezonin me një trofe, Tirana humb përfundimisht Europën

Kukësi e mbyll sezonin me një trofe, Tirana humb përfundimisht Europën

Publikuar më: 21:27 02-06-2019

Kukësi është fituesi i Kupës së Shqipërisë për sezonin 2018-2019. Skuadra verilindore ka triumfuar për herë të dytë në historinë e saj, pasi ka mundur në finale Tiranën 2-1.

Bardheblutë e nisën shumë keq takimin, duke lënë shumë hapësira për Kukësin. Pa u mbushur 4 minuta lojë, skuadra e Gjokës, gjeti golin e epërsisë me Vasil Shkurtajn, që shfrytëzoi topin e mbetur në zonë pas shpërthimit të Valdet Ramës dhe ndërhyrjes së Likes ndaj gjuajtjes së Reginaldos.

Tirana e nis me tjetër marsh pjesën e dytë, madje e gjen rrjetën me Ngoo, por është i vëmendshëm anësori që sinjalizon për pozicion jashtë lojë. Bardheblutë e konkretizuan dominimin në fillim të këtij fraksionin me golin e Michael Ngo, që u ndihmua edhe nga devijimi i Cuculit, për të mposhtur Stivi Frashërin.

Reagimi i Kukësit pas këtij momenti ishte i menjëhershëm. Falë cilësisë së Valdet Ramës në krahun e djathtë dhe bashkëpunimit të Shkurtajt, Reginaldo devijoi me magji pasimin e shokut të tij sulmues, duke e lënë të palëvizur portierin Lika, 1-2.

Rezultati nuk ndryshoi deri në përfundim të sfidës me Ernest Gjokën që shënon një tjetër trofe në CV e tij nën drejtimin e Kukësit, pasi i dhuroi për herë të parë titullin kampion, arrin të fitoj dhe Kupën.

2-525x350.jpg

3-525x350.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036029815673828