INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Freskët apo vapë? Ja ç’thonë sinoptikanët për MOTIN sot…

Freskët apo vapë? Ja ç’thonë sinoptikanët për MOTIN sot…

Publikuar më: 08:47 21-06-2019

Moti sot është parashikuar të jetë kryesisht me diell, por në disa zona të vendit priten reshje shiu. Sipas asaj që raporton IGJEUM temperaturat në vendet e ulëta do të arrijnë në 34 °C.

RESHJET
Sot në përgjithësi, priten reshje të dobëta, kryesisht të karakterit lokal.
Ekziston mundësia që në zona shumë të kufizuara, reshjet të jenë në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre, gjatë pasditeve. Kjo mundësi është më e vogël krahasuar me ditën e djeshme.

TEMPERATURAT
Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
-në bregdet: 19 / 31 °C
-në vendet e ulëta: 18 / 34 °C
-në vendet malore: 12 / 29 °C

ERA
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Article Logic
Execution time: 0.0035500526428223