INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fluturimet low cost, një tjetër kompani braktis Shqipërinë

Fluturimet low cost, një tjetër kompani braktis Shqipërinë

Publikuar më: 16:14 24-10-2018

Çmimet e biletave të fluturimeve nga Aeroporti i Rinasit janë një problem i denoncuar jo vetëm nga qytetarët por dhe nga vetë politika. Ndërsa qytetarët dhe qeveria tenton të afrojë kompani low cost, një kompani e tillë lajmëron largimin nga Shqipëria. 

Mësohet se ‘Volotea’, kompania low cost e fluturimeve ajrore, është larguar nga Shqipëria duke ndërprerë fluturimet e saj përmes aeroportit të Rinas. Që prej dhjetorit të vitit 2015, kompania ajrore me qendër në Barcelonë, operonte dy rrugë përmes aeroportit ndërkombëtar të Rinasit: Tiranë-Verona dhe Tiranë-Venecia, me një frekuencë dy herë në javë.

Por pak ditë më parë, kjo kompani ka ndërprerë në mënyrë të beftë fluturimet drejt dhe nga Shqipëria çka përbën një lajm jo të mirë për sektorin e turizmit.
Nga burimet mediatike mësohet se shkaku i largimit të Voloteas, e cila aktualisht operon rreth 70 destinacione në Europë, janë tarifat dhe taksat e larta në aeroportin e Rinasit.
Për shkak se kompanitë low cost kanë marzhe të ulëta fitimi, ato nuk pranojnë të fluturojnë në aeroporte ku duhet të paguajnë taksa dhe tarifa relativisht të larta.

Article Logic
Execution time: 0.0033950805664062