INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fjoralba Ponari zbulon sozinë e saj dhe të të dashurit, por do të habiteni nga ngjashmëria e frikshme!

Fjoralba Ponari zbulon sozinë e saj dhe të të dashurit, por do të habiteni nga ngjashmëria e frikshme!

Publikuar më: 11:35 20-07-2021

Kohët e fundit Fjoralba Ponari është treguar tepër e hapur për lidhjen e saj me Françeskon. Nëse dikur e mbante larg vëmendjes së publikut, tanimë moderatorja bukuroshe ndan herë pas herë foto me të në rrjete sociale. Sot, ylli i ekranit na ka lënë të gjithëve pa fjalë me postimin në InstaStory. Ajo ka ndarë imazhin e një çifti identik me të dhe Francin, përballë një fotografie të tyre. Duhet theksuar se ngjashmëria është e frikshme. Por mesa duket Fjoralbës ia kanë dërguar në mesazhe sozinë e saj dhe të të dashurit, pasi ajo nuk ia di emrat personazheve në foto.

“Na ndihmoni t’i gjejmë kush janë. Për kuriozitet tani më shumë”, shkruan prezantuesja e “Portokalli” në postim teksa ka kërkuar ndihmë te ndjekësit e saj në Instagram.

2B0D8D97-49E4-4E86-90E4-0B116F7A69EA-171x300.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0036718845367432