INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fjolla Morinën ''e kryqëzuan'' për veshjen  para fëmijëve në koncert, reagon ashpër moderatorja shqiptare: Ç’dreqin…[FOTO]

Fjolla Morinën ''e kryqëzuan'' për veshjen para fëmijëve në koncert, reagon ashpër moderatorja shqiptare: Ç’dreqin…[FOTO]

Publikuar më: 12:48 26-07-2019

Fjolla Morina ka qenë qendra e lajmeve rozë ditën e djeshme dhe shkak për këtë u bë veshja e saj në një koncert në Kosovë. Shumë fansa, por edhe personalitete e kritikuan pasi këndoi me një veshje provokuese në një koncert ku në rresht të parë kishte fëmijë. Mirëpo moderatorja e njohur Fatma Haxhialiu i ka dalë në mbrojtje.

Sipas moderatores, këngëtarja nuk kishte përgjegjësi para prindërve që lejuan fëmijët e tyre të qëndronin jashtë në orët e vona të natës.

“Mama te indinjuara për Fjollën qe këndoi e veshur me body në koncert, një pyetje kam për ju;

Fjolla, kalamajtë e vet i kishte ne shtëpinë e saj, në gjumë.

Kalamajtë tuaj, ca dreqin duan në 23.00 te natës, në mes të sheshit duke parë Fjollën? A mos vallë duhej të kishin ngrenë darkën dhe të ishin në gjumë kalameqerit tuaj gjithashtu???”, shkruan moderatorja në mbrojtje të këngëtares.

ffffkk.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0030319690704346