INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fjolla Morina na përloti me dedikimin special për personin e ngushtë të zemrës që ka humbur[FOTO]

Fjolla Morina na përloti me dedikimin special për personin e ngushtë të zemrës që ka humbur[FOTO]

Publikuar më: 16:50 05-09-2019

Fjolla Morina ka një peng të madh në jetën e saj, të cilën e ndan shpesh në rrjete sociale dhe kjo është humbja e parakohshme e ish-partnerit të saj.

Ditën e sotme këngëtarja na ka emocionuar të gjithëve me një tjetër dedikim për të në InstaStory.

Në fakt bëhet fjalë për Juxhin Dautin, i njohur nga të gjithë si Xhino. Ai mbeti i vrarë në një atentat me armë në Sukth, në vitin 2017.

Fjolla ka publikuar një video të vjetër të sajën, e cila me siguri i kujton personin në fjalë.

“Pranvera të humbi ty, jo ti pranverën. S’do të them kurrë lamtumirë!”- janë fjalët prekëse të këngëtares krahas videos së saj bardhë e zi.

Madje, Fjolla i ka dedikuar atij edhe një këngë të titulluar “Si ta pranoj”, ku shfaqet e veshur me fustan dhe vello të zezë, teksa ka xhiruar mbi varrin e tij.

Fjolla Morina from IN TV ALBANIA on Vimeo.

Article Logic
Execution time: 0.0037519931793213