INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Firmosje historike, sot nënshkruhet marrëveshja për heqjen e roaming mes vendeve të Ballkanit

Firmosje historike, sot nënshkruhet marrëveshja për heqjen e roaming mes vendeve të Ballkanit

Publikuar më: 09:30 04-04-2019

Sot në Beograd, vendet e Ballkanit Perëndimor më në fund do të nënshkruajnë marrëveshjen për eliminimin e tarifave roaming. Nënshkrimi i marrëveshjes do të thotë se që prej datës 1 Korrik të vitit 2021, në secilin prej 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mund të flitet me koston e një telefonate lokale, dhe jo më me tarifat e çmendura të roaming. Gjithsesi, në 2021 do të fillojë ajo që quhet periudhë tranzitore, dhe do të nisë me reduktimin e kostove dhe jo me eliminimin direkt të tarifave.
Shqipëria do të ketë reduktimin më të madh, me rreth 85% për ata që bëjnë thirrje roaming nga vendi ynë, shkruan Scan.tv. Rreth 1 gb të dhëna në rrjet një boshnjak që e përdor telefonin e tij celular në Shqipëri do të duhet t`i paguajë aktualisht 9.500 euro. Lëvizja e 6 vendeve vjen pas rreth 2 vitesh tratativa dhe negociata të vazhdueshme mes palëve, me ndërmjetësimin dhe interesimin e drejtpërdrejtë të Brukselit. Komisioni Europian e ka vendosur këtë çështje si prioritet, duke e përdorur heqjen e tarifave roaming si një strategji efikase për të integruar më shumë rajonin.
Nënshkrimi i marrëveshjes pritet të bëhet në Beograd ditën e Enjte, ku për dy ditë me radhë do të mbahet samiti i dytë dixhital për Ballkanin Perëndimor nën organizmin dhe mbështetjen e këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, të drejtuar nga Majlinda Bregu.

Article Logic
Execution time: 0.0032739639282227