INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
ALARM, në perëndim pritet një valë masive e emigrantëve nga Ballkani

ALARM, në perëndim pritet një valë masive e emigrantëve nga Ballkani

Publikuar më: 10:17 11-03-2019

Qeveria në Bosnjë parashikon një rritje masive të numrit të refugjatëve, që duan të mbërrijnë në kufijtë e jashtëm të BE-së. Ministri i Sigurisë kërkon që shtetet e BE-së të angazhohen për t'i bërë ballë situatës.

Në pranverë do të ketë një "përshkallëzim të problemit të migracionit", parashikon ministri i Sigurisë, Dragan Mektic në një intervistë për agjencinë e lajmeve AFP. Ndonëse numri i migrantëve ilegalë është ulur gjatë muajve të dimrit janar e shkurt me gjithsej 2300, me rritjen e temperaturave sërish ata do të shtohen, thotë Mektic. Kjo prek "jo vetëm Bosnjen por të gjithë itinerarin" nga kalojnë refugjatët. Vitin e kaluar mbërritën në Bosnje rreth 22.000 migrantë nga Lindja e Mesme, Afrika e Veriut dhe Azia. Sipas ministrit vendi është i mbingarkuar me këtë problem.
Qëllimi i refugjatëve të mbetur në Bosnje është kufiri me vendin anëtar të BE-së, Kroacia. Sapo ata e kalojnë këtë kufi, mund të aplikojnë zyrtarisht për azil në BE. Shumica e refugjatëve duan që andej të shkojnë në Europën Perëndimore. Aktualisht në Greqi rreth 70.000 vetë janë duke u përgatitur për udhëtimin e mëtejshëm përmes Ballkanit drejt BE-së, thotë ministri Mektic. Këto shifra, thotë ai, i kanë ardhur nga "institucione zyrtare europiane". Por deri tani BE-ja po e injoron këtë problem.
"Ne duam të jemi pjesë e një zgjidhjeje europiane, por BE-ja nuk mund të bjerë dakord për një zgjidhje", kritikon ministri. Vitin e kaluar BE-ja i vuri Bosnjes rreth nëntë milionë Euro në dispozicion për strehimin e refugjatëve. Në tetë qendra pritjeje, sipas Mektic janë strehuar rreth 3500 vetë.
Kryesisht në ishullin grek Samos gjendja është prej muajsh e tensionuar. Atje zyrtarisht ka vend për të strehuar 650 refugjatë, por faktikisht ndodhen rreth 4000 vetë të strehuar nëpër ëadra e kontejerë.
Një ndihmesë të vogël në këtë drejtim pritet të vijë prej marrëveshjes së vendosur gjatë javës së shkuar mes qeverisë greke dhe asaj portugeze. Në bazë të marrëveshjes përgjatë një faze pilot Portugalia do të marrë 100 refugjatë nga Greqia, kryesisht familje në nevojë. Lisbona më vonë do të pranojë deri në 900 refugjatë, të cilët ndërkohë ndodhen në Greqi./Deutsche Welle

Article Logic
Execution time: 0.0088119506835938