INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fifi u largua përfundmisht nga BBVIP, Graniti bën reagimin e parë pas deklaratës së bujshme!

Fifi u largua përfundmisht nga BBVIP, Graniti bën reagimin e parë pas deklaratës së bujshme!

Publikuar më: 23:31 25-11-2021

Fifi dhe Graniti kanë qenë ndër banorët më të komentuar brenda shtëpisë, për raportin e krijuar e po ashtu edhe për ngacmimet ndaj njëri-tjetrit. Edhe pse u pa pëlqim mes tyre dhe publiku i donte çift, ata thanë se do të jenë vetëm miq të mirë.

Pas incidentit të ndodhur mbrëmjen e së martës ish-banori i njohur ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për Fifin. Ai bëri një postim në Instastory ku shkruan se do t’i qëndrojë pranë saj në të mirë e në të keq.

“Ta kam dhënë fjalën deri në frymë të fundit jam me ty, në të mirë e në të keq. Shoku i mirë në ditë të vështira”, shkruante Graniti.

Këtë të enjte, këngëtarja e njohur Fifi u largua nga “Big Brother VIP” me dëshirën e saj. Ajo tha se kjo eksperiencë nuk ka ndikuar për mirë te ajo dhe shtoi se ka nevojë të merret me veten. Fifi u përcoll me lot dhe përqafime nga banorët. E së fundmi ka reaguar edhe Graniti pas daljes së këngëtares, duke postuar këngën e saj më të re, postimin nga surpriza e çunave të Three Dots, ku e shoqëron bën tag Fifin.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035088062286377