INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç’po kurdisin?! Bora Zemani dhe Romeo Veshaj kapen MAT në kryeqytet!

Ç’po kurdisin?! Bora Zemani dhe Romeo Veshaj kapen MAT në kryeqytet!

Publikuar më: 22:34 25-11-2021

Para hyrjes së Donaldit brenda në shtëpinë më të famshme, kuptuam se të afërmit e tyre ishin ndarë në #TeamBora dhe #TeamDonaldi. Kjo pasi Semi zbuloi se ajo dhe Donaldi nuk takoheshin jashtë pasi pas ndarjes së çiftit ajo qëndroi me Borën duke qenë se janë shoqe prej 15 vitesh.

E duke qenë se tashmë gjërat janë “sheshuar” dhe Donaldi me Semin janë shumë të afërt në shtëpi, pse jo Bora dhe Romeo, ish-kunati, mos flasin?!

Burime për afterparty.al iu zbulojnë se këtë të enjte Bora Zemani dhe Romeo Veshaj janë parë në praninë e njëri-tjetrit në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, në zonën e “ish-Bllokut”. Burimet tregojnë se dyshja ishin mjaft të qeshur dhe tashmë ata flasin me njëri-tjetrin edhe nuk mbajnë mëri për të shkuarën. Të paktën mezi presin takimin me Donaldin.

Pyetja që na lind është: “Ç’po kurdisin?!” Një projekt televiziv?! Apo surprizë për Donaldin?! Jemi jë pritje!

 

Article Logic
Execution time: 0.0037209987640381