INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Femme Fatale! Britney Spears çmend Instagramin

Femme Fatale! Britney Spears çmend Instagramin

Publikuar më: 17:34 26-01-2016

Sa vjen e po shohim edhe më tepër Britney Spears të rikthehet në energjinë e saj të dikurshme.

Vetëm disa orë më parë artistja 34-vjeçare i ka ofruar fansave në Instagram një seri videosh provokuese, dhe intriguese njëkohësisht, teksa kërcente me bikini nën tingujt folk-rock të këngës "S.O.B." të Nathaniel Rateliff & The Night Sweats. Tre video bardhë e zi të cilat për shkak se nuk shoqëroheshin nga një përshkrim përkatës, kanë nxitur fansat të dyshojnë se mund të bëhet fjalë për një material të ri muzikor të Britney-t. Kjo ose videot janë thjesht një mënyrë për të promovuar shfaqjet e saj në Las Vegas, të cilat për momentin janë në periudhë pauze. Interesant ky imazh i ri elastik i Britney Spears plot tatuazhe (të përkohshëm)..jo më kot videot tërhoqën kaq shumë vëmendjen. Më poshtë gjeni një përmbledhje të tyre! 

Article Logic
Execution time: 0.0037300586700439