INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fedez dhe Chiara zbulojnë ARSYEN e sherrit të bujshëm që u kap nga paparazzi-t!

Fedez dhe Chiara zbulojnë ARSYEN e sherrit të bujshëm që u kap nga paparazzi-t!

Publikuar më: 16:28 26-09-2021

Chiara Ferragni dhe Fedez janë nga çiftet në qendër të vëmendjes, të cilët vazhdimisht shfaqen të lumtur por kanë edhe ata momentet e zënkave dhe sherreve.

Një i tillë ndodhi pak javë më parë dhe u publikuan pak orë para përvjetorit të tretë të martesës.

Sipas revistës “Chi” zënka ishte e ashpër dhe po ndodhte në një varkë dhe sipas pamjeve duket se Chiara Ferragni ka humbur durimin me burrin e saj Fedez.

Në kohën e mosmarrëveshjes çifti ishte në një lundrim në Bregun Amalfi dhe kanë zgjedhur së fundmi të zbulojnë arsyen e vërtetë të sherrit që bëri bujë të madhe në media.

Nëpërmjet një video live në Instagram, Chiara ka thënë se debati mes tyre ndodhi për arsye familjare teksa Fedez i cilësoi si “budallallëqe”.

“Është e vërtetë, u zumë keq. Por u sqaruan para se së ktheheshim tek shtëpia jonë në Milano. Sherri më i madh ndodhi pikërisht në çastin kur jemi fotografuar. E kam fjalën për foton që u bë virale në rrjet. Sidoqoftë motivi ishin ca budallallëqe.”-tha Fedez.

“Motivi ishin disa çështje familjare” – shtoi Chiara, duke e mbyllur këtu këtë temë.

Article Logic
Execution time: 0.0043280124664307