INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fansja përfundon në lot nga surpriza e Noizy

Fansja përfundon në lot nga surpriza e Noizy

Publikuar më: 16:25 13-02-2016

Surpriza e reperit Noizy do të mbahet mend gjatë nga Emi, e cila përfundoi në lot.

Ishte një ditëlindje e veçantë për fansen e këngëtarit, e cila filloi të qante nga emocioni pasi ky i fundit u shfaq ndërkohë që po këndohej “Shumë urime për ty”. Moment shumë i këndshëm dhe prekës pasi ajo gjithashtu nuk ndalon së përqafuari artistin 29 vjeçar, i cili fillon të qeshë. Nuk dihet nëse Noizy ishte i pranishëm rastësisht në vendin ku vajza po festonte ditëlindjen, apo kishte shkuar aty qëllimisht për ta surprizuar, por duket se e bëri këtë ditë të paharrueshme për Emin. Ç’është e vërteta, nuk habitemi nga sjellja e këngëtarit, pasi edhe pse këngët e tij e paraqesin si “djalin e fortë”, ai është i njohur për natyrën e tij të butë dhe dashurinë kundrejt fansave.

Article Logic
Execution time: 0.0035388469696045