INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Labi lë kafet, fillon futbollin

Labi lë kafet, fillon futbollin

Publikuar më: 14:17 13-02-2016

E kemi njohur për intervistat e tij simpatike në emisionin “Një kafe me Labin”, por duket se tashmë ka ardhur koha për pak variacion.

Labinot Gashi, një personazh gjithmonë i buzëqeshur (fotoja e sipërme ishtë një nga të paktat serioze), këtë herë publikoi një foto duke kaluar një ditë pushimi ndryshe. Ai ndodhet në palestër duke mbajtur topin në ajër me këmbë, ose siç njihet ndyrshe “a pallegio”. Nuk jemi të sigurt se sa i zoti është, se fundja bëhet fjalë për një foto dhe jo video, por shqipëtarët e Kosovës rrallëherë dështojnë në futboll kështu që nuk do të habiteshim.  Pas tij ndodhet banderola e ekipit Drita Kosova, e kush e di në do shohim dhe Labin herën tjetër në fushë kur ata të luajnë.

Article Logic
Execution time: 0.0038070678710938