Ndodh shpesh herë që artistat e estradës shqiptare të përballen me momente të ‘sikletshme’ apo ‘funny’ përgjatë koncerteve të tyre.
Në shumicën e rasteve këngëtarët qëndrojnë pranë fansave të tyre duke bërë kështu kontaktin fizik më të mundshëm me ta. Një situate të tillë është gjendur dhe Orhidea Latifi ose ndryshe Kida në koncertin e saj të fundit.
Gjatë performancës së saj Kida vuri re se një fanse po i prekte gishtat e këmbëve dhe ky veprim solli menjëherë reagimin e saj, raporton Panorama Plus.
“Çfarë ke me gishtat e mi, a mund ta di pse po mi prek gishtat?”– e pyeti këngëtarja fansen duke e marrë situatën më të qeshur dhe me pas ajo vazhdoi performancën normalisht.









10 Dec 2025 





