INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fansat kritikojnë Chrissy Teigen

Fansat kritikojnë Chrissy Teigen

Publikuar më: 13:23 25-04-2016

Modelja e sapo bërë mama, është përballur me pakënaqësi nga fansat!

Ata e kanë kritikuar se kishte darkuar jashtë, vetëm 10 ditë pas lindjes së vajzës, Luna.  30 vjeçarja postoi një foto me komentet e bëra dhe shkroi : “Isha për darkë. Njerëzit janë çmendur. Mirëmëngjes”.

 

Mes tyre ka patur edhe komente vulgare,  por Chrissy nuk ka qenë kurrë nga ata që i anashkalojnë gjërat. Si përgjigje ndaj komenteve se ata nuk do ta linin kurrë vetëm fëmijën e tyre një javë pas lindjes, modelja ka shtuar: “ Kurrë nuk kam dashur ta lë vajzën time, unë e dua atë por thjesht kjo jam unë dhe agresiviteti juaj është i tepërt”.

Më pas ajo ka përdorur nota ironie gjatë komunikimit online me fansat që pasi e kanë pyetur se si ishte vajza, kanë marrë si përgjigje:  “Nuk e di. Nuk e gjej dot ku është!”. Kritikat erdhën pasi ajo dhe bashkëshorti  John Legend, dolën në mbrëmjen e parë vetëm pas ardhjes në jetë të fëmijës së tyre të parë.

Article Logic
Execution time: 0.0033600330352783