INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fansat e Jennifer Lopez “poshtërojnë” të dashurin e saj të ri në publik

Fansat e Jennifer Lopez “poshtërojnë” të dashurin e saj të ri në publik

Publikuar më: 16:42 30-06-2017

Alex Rodriguez e ka cilësuar marrëdhënien e tij me superyllin latin Jennifer Lopez si “të përulur”.

Ish bejsbollisti i NY Yankees frekuentohet prej 6 muajsh me lopez, që nga janari i këtij viti, dhe tregon se kjo romancë e ka bërë që të qëndrojë më shumë me këmbë në tokë. Jo më kot pasi shumë njerëz që e shohin me të në rrugë kanë kujtuar se mos ai është “truproja e saj”, duke mos e njohur aspak sportistin e famshëm. “Kur kam luajtur me Yankees dhe fituam kampionatin botëror dhe vishnim bluzat tona me vija, mendonim se ishim fantastikë. Por provo të dalësh në publik me Jennifer dhe ata më ngatërrojnë gjithë kohës me truprojen e saj” ishin fjalët e A-Rod për Jimmy Fallon. Kjo nuk duhet të ketë përcaktuar hierarki aspak të favorshme për të në këtë marrëdhënie.

Article Logic
Execution time: 0.0039551258087158