INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Familja nuk paguan dot faturat e dritës, historia e 11-vjeçarit që mëson me dritat e rrugës

Familja nuk paguan dot faturat e dritës, historia e 11-vjeçarit që mëson me dritat e rrugës

Publikuar më: 17:52 02-06-2019

Prindërit e tij janë aq të varfër sa nuk mund të paguajnë faturën e energjisë elektrike, megjithatë ai nuk ndalet, dëshira e tij më emadhe është të ndjek shkollën.

Dëshira për dije nuk e ndal 11-vjeçarin që të mësojë në rrugë, nën dritat e rrugës para shtëpisë së tij. Djaloshi bën detyrat nën dritat e rrugës. Bëhet fjalë për Victor Cordoba nga Peruja i cili shfrytëzon dritat e rrugës për të mësuar sepse familja nuk mund të paguajë faturën e dritave.

Por ai është kapur nga kamerat e sigurisë teksa është i ulur në trotuar duke mësuar.

E në këtë pikë përmes imazheve të regjistruara jeta e tij ndryshon. Pamjet u bënë publike në media dhe ranë në veshin e duhur. Pasi dëgjoi për historinë një supermilioner, një filantropist vendosi të ndihmojë ekonomikisht familjet e djalit në mënyrë që ai të mësojë si të gjithë të tjerët.

32-vjeçari i pasur ka financuar rindërtimin e shtëpisë së Victorit, ndihmoi nëna e fëmijës të gjejë një punë për të siguruar një cilësi më të mirë të jetës dhe gjithashtu premtoi të financojë shkollimin e djaloshit. Një histori me një fund të lumtur, me plot detaje frymëzuese.

Article Logic
Execution time: 0.0042541027069092