INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eurodeputeti i zgjidhjes së krizave politike në Shqipëri: Anëtarësimi nuk i shërben vetëm vendit

Eurodeputeti i zgjidhjes së krizave politike në Shqipëri: Anëtarësimi nuk i shërben vetëm vendit

Publikuar më: 14:11 04-12-2018

David McAllisteru njoh nga opinioni në vitin 2017 kur opozita kaloi 3 muaj në çardër dhe kur zgjedhjet për Parlamentin ishin vënë në pikëpyetje. 

Paketa e shpëtimit ose nxjerrjes së opozitës nga çadra mori emrin e tij, McAllister dhe Rama dhe Basha arritën marrëveshjen.


Kryetari i Komitetit për Politikën e Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister ka zhvilluar këtë të martë një takim me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati të cilit i ka shprehur kënvështrimin e tij sa i përket integrimit të Shqipërisë në BE. “Hapja e negociatave me Shqipërinë dhe progresi i tërë rajonit drejt BE-së i shërben jo vetëm rajonit tonë por është në interes të vetë BE-së”, ka theksuar McAllister.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ndodhet në Bruksel, në kuadër të takimit të Ministrave të Jashtëm NATO-s.

Article Logic
Execution time: 0.0036849975585938