INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Është single apo vazhdon me Butrintin? Ja Si do të ishte një takim ideal për Kiara Titon! Zbulon detajet [FOTO]

Është single apo vazhdon me Butrintin? Ja Si do të ishte një takim ideal për Kiara Titon! Zbulon detajet [FOTO]

Publikuar më: 18:40 10-04-2019

Bukuroshja Kiara Tito, të cilën e pamë fillimisht si moderatore në programin rinor ‘Select’ në ekranin e ‘Top Channel’ dhe më pas si drejtuese e një emisioni të përjavshëm ‘Doktor Plastik’ në ‘Tv Klan’, ka ditur gjithmonë si të tërheqë vëmendjen e mediave me pamjen e saj dhe jo vetëm.

Ajo është komentuar herë pas here për jetën e saj private dhe në një intervistë të fundit për ‘Pop Culture’ ka pohuar se është ‘single’. Ndër të tjera, e pyetur se si do të ishte një takim ideal për të, Tito është shprehur: “Do të ishte një takim në orën 9, buzë detit, me jastëk”.

Kujtojmë se shumë shpejt Kiara pritet të shfaqet në ekranin e ‘Tv Klan’ me sezonin e dytë të ‘Doktor Plastik’, i cili siç ka treguar dhe vetë moderatorja ka nisur përgatitjet disa muaj më parë.

Article Logic
Execution time: 0.0036680698394775