INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Është shfaqur shumë i afërt me vajzat, konkurrentja simpatike ia thotë troç Saimirit: Me mua s’ke shanse

Është shfaqur shumë i afërt me vajzat, konkurrentja simpatike ia thotë troç Saimirit: Me mua s’ke shanse

Publikuar më: 12:38 20-01-2021

Gjatë puntatës së fundit në “Love Story” vajzat gatuan nga një pjatë speciale për Saimirin, i cili në fund zgjodhi gatimin e Redonës dhe e ftoi atë për një takim. Ata të dy u takua në një bar dhe biseduan për dashurinë. Saimiri iu afrua, por vuri re se Redona ishte në siklet.

“Ty tani t’ka kapur sikleti se mendon që unë do i puth të gjitha gocat. Sa afrohem të të puth në faqe unë, më kthen veshin”, i tha ai.

Redona ndërkohë u shpreh se puthja për të është shumë e rëndësishme.

“Jo, me mua s’ke shanse! Puthja është shumë  e rëndësishme, ta kam thënë edhe në takim të parë. Duhet dhënë kur ke një emocion aq të fortë, kur të krijohet ajo atmosfera aty fillon e gjitha”, tha ajo.

 

Article Logic
Execution time: 0.0047190189361572