INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Saimiri puthi një konkurrente tjetër, Silvana bën reagimin që s’pritej: Ai nuk do të ketë më…

Saimiri puthi një konkurrente tjetër, Silvana bën reagimin që s’pritej: Ai nuk do të ketë më…

Publikuar më: 15:32 23-12-2020

Puntatën e fundit të ‘Love Story’, Saimiri eliminoi Vivien duke mos i dhënë asaj një trëndafil. Ndërkohë, një nga takimet e fundit që ai kihte me vajzat, konkretisht ai me Suelën, trazoi ujërat në 'Love Story', për shkak të puthjeve të njëpasnjëshme që dyshja shkëmbeu në takim.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, Silvana ka folur pas spektaklit për këtë takim. Ndër të tjera ajo u shpreh se nuk i pëlqen fakti se Saimiri e konsideron puthjen diçka sipërfaqësore, dhe si një stacion, jo destinacion.

“Kisha shumë gjëra për të thënë por pak a shumë u shpreha. Nuk më pëlqeu fare si e argumentoi puthjen por shpresoj ta rregullojë situatën. Gabimi ishte te fakti që e konsideron puthjen si sipërfaqësore, që nuk i jep vlerë. Unë i dhash shumë vlerë, kurse ai e konsideroi si një stacion. Nuk më pëqeu fare”, tha Silvana.

Më tej ajo shtoi se pas mënyrës se si Saimiri e përshkroi puthjen, ajo nuk do ta puthë më.

“Unë do ta puth sërish kur të jem shumë e sigurt. Kur ta shoh që edhe ai është shumë i sigurt për puthjen. Ashtu si e përshkroi ai, puthje nga unë nuk do të ketë më”, u shpreh Silvana.

Article Logic
Execution time: 0.0023078918457031