INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E ftoi në takim, e puthi dhe e largoi nga emisioni, Silvana ''shpërthen'' ashpër ndaj Saimirit: Dua burrë me B të madhe…

E ftoi në takim, e puthi dhe e largoi nga emisioni, Silvana ''shpërthen'' ashpër ndaj Saimirit: Dua burrë me B të madhe…

Publikuar më: 11:35 29-12-2020

Është mbyllur edhe rrugëtimi i Silvanës në “Love Story” natën e sotme, pas një jave dinamike dhe me shumë emocione, surpriza e atmosferë festive. Silvana ishte konkurrentja, e cila nuk mundi të merrte trëndafil në fund nga Saimiri, duke lënë tashmë në garë nëntë konkurrente. Ajo u shpreh se është shumë e lumtur që u largua, por nuk mundi ta mbyllte pa shprehur kritikat dhe pakënaqësitë ndaj Saimirit.

“Jam shumë e lumtur që largohem sonte, sepse e kam menduar gjatë gjithë javës. Më bën për të qeshur fakti që çdo vajzë që bën debate me ty, ikën çdo javë. Unë do ta quaja, ‘uomo semplice, scelte semplice’, sepse ti je mashkull i thjeshtë dhe kërkon femrat këtu që të ulen, të përulen. Unë nuk jam ajo zemër, unë kërkoj një karakter shumë të fortë. Unë kërkoj burrë me B të madhe” – tha Silvana pas eliminimit, por e menjëhershme ishte përgjigjja e Saimirit: “Duhet të bëhesh njëherë grua me G të madhe që të kërkosh një burrë me B të madhe…”

Megjithatë, Silvana tha edhe që Saimiri ka për të dalë vetëm nga ky spektakël, sepse, sipas saj, ai po kërkon vajza që ta argëtojnë, por ajo nuk është në këtë kategori.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035848617553711