INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi Leonora Jakupi tha se nuk i flet më Nora Istrefit, zbulohet ARSYEJA shumë e fortë që e bëri të marrë këtë vendim!

Pasi Leonora Jakupi tha se nuk i flet më Nora Istrefit, zbulohet ARSYEJA shumë e fortë që e bëri të marrë këtë vendim!

Publikuar më: 22:27 28-12-2020

E ftuar në “Shiko Kush LUAN”, Leonora Jakupi zbuloi diçka për të të cilën u surprizuam të gjithë. Këngëtarja u pyet se cili është personazhi publik që e ka shok për kokë dhe me cilin nuk flet. Leonora u përgjigj se Jehona Sopin e ka shoqe për kokë, por personazhin që tha se nuk flet më nuk e prisnim fare.

Leonora tha se ajo nuk mban inate, por për momentin nuk do i fliste Nora Istrefi. Fillimisht ajo nuk deshi të tregonte arsyen, por më pas tha se Nora ka bërë një gabim të madh kundrejt saj dhe i detyrohet një falje.

Janë arsye goxha të forta. Të paktën mendoj se dikush që është nga një brez më i ri se unë duhet të më kërkoj falje për një gabim shumë të madh që ka bërë kundrejt meje”, u shpreh Jakupi.

Leonora dhe Nora kanë qenë mikesha shumë të mira me njëra-tjetrën dhe në rrjet kanë qarkulluar shpesh foto të përbashkëta mes tyre. Vite më parë ato kanë pasur një përplasje me njëra-tjetrën për shkak të këngës së Norës “Sa t’kom dasht”, e cila ishte menduar për Leonorën, por më pas ia mori kolegia e saj. Kjo këngë rezultoi mjaft e suksesshme për Nora Istrefin asokohe, por nuk dihet nëse është kjo realisht arsyeja që ato nuk flasin, sepse Jakupi është shprehur më herët se fal shumë.

Article Logic
Execution time: 0.0041489601135254