E ftuar në emisionin “Live From Tirana” me moderimin e Ronaldo Sharkës, Erjola Doçi ka komentuar zhvillimet më të fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, duke ndarë gjithashtu mendimin e saj mbi finalistët e mundshëm të këtij edicioni.
E pyetur se cilët konkurrentë mendon se do të arrijnë deri në finale, Erjola nuk i kurseu opinionet e drejtpërdrejta. Ajo ironizoi fillimisht marrëdhënien shumë të komentuar të Mirit me Selin, duke u shprehur me humor:
“Babi me vajzën, mund të futen si një konkurrent i vetëm në finale."
Megjithatë, Erjola theksoi se, pavarësisht respektit personal, nuk është dakord me veprimet e saj brenda lojës.
“Kam respekt për të si vajzë, por duhet shumë shumë punë që mua si individ të më ndryshojë mendimi. Nuk jam dakord me çfarë ka bërë,” u shpreh ajo.
Sa i përket finalistëve që ajo i sheh më të sigurt deri në këtë fazë të lojës, Erjola përmendi disa emra konkretë:
“Në finale mendoj Mirin dhe Selin, Brikena, Kristi,” tha ajo, duke shtuar se ka ende një pikëpyetje për një banor që ende nuk ka hyrë në shtëpi.
Ajo nuk përjashtoi as mundësinë që Mateo të arrijë në finale, veçanërisht nëse zhvillohet më tej dinamika e tij sentimentale brenda lojës:
“Dhe Mateo, nëse ka këtë lidhjen e dashurisë…”.
Deklaratat e Erjola Doçit kanë ngjallur reagime në rrjet, ndërsa gara në “Big Brother VIP 5” bëhet çdo ditë e më e fortë drejt finales.








16 Jan 2026 





