INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Familjarët e saj më prenë rrugën'/ Familja e Brikenës REAGON pas deklaratave të Mateos: Kur dy persona bien...

'Familjarët e saj më prenë rrugën'/ Familja e Brikenës REAGON pas deklaratave të Mateos: Kur dy persona bien...

Publikuar më: 23:02 20-01-2026

Brikena dhe Mateo kanë treguar më shumë nga historia e tyre e njohjes 4 vite më parë. Mateo është shprehur se shkaku që ata nuk folën më ishte ndërhyrja e familjarëve të Brikenës, të cilët kur ai kishte shkuar për ta takuan atë në Prishtinë, ata i kishin prerë rrugën duke mos e lënë ta takonte banoren.

Familja e Brikena Selmanit ka reaguar zyrtarisht mbrëmjen e sotme pas rrëfimit që Mateo Borri bëri në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Familja e Brikenës dënon thyerjen e premtimit të fjalës së dhënë nga ana e Mateos, për të mos sjellë në Big Brother historinë nga jashtë e aq më tepër të ndante të tilla detaje. Në reagim thuhet gjithashtu se kufijtë personalë nuk mund të shkelen për të marrë vëmendje.

“Ndjejme pergjegjesi te sqarojme nje parim te thjeshte: fjala e dhene nuk eshte teme loje dhe çeshtjet e jetes personale nuk perdoren per strategji apo perfitim publik.

Kur dy persona bien dakord qe e kaluara te mos diskutohet, ajo marreveshje duhet te respektohet, pavaresisht rrethanave te lojes. Vendimet qe pasojne jane pasoje e thyerjes se ketij parimi, jo e emocioneve apo interesave momentale.

Te qenit figure publike nenkupton pergjegjesi dhe transparence ne ate qe eshte publike, por nuk e shfuqizon te drejten per privatesi dhe as nuk e justifikon hapjen e detajeve personale qe nuk i sherbejne askujt. E kaluara private nuk eshte material loje.

Ne zgjedhim te mos hyjme ne detaje dhe as te drejtojme gishtin. Qendrimi yne eshte mbrojtje e privatesise dhe e dinjitetit, jo sulm ndaj askujt.

Si familje, qendrojme ne mbrojtje te nje parimi baze: fjala e dhene respektohet dhe kufijte personale nuk tejkalohen per strategji apo vemendje. Respekt per te gjithe!” thuhet në reagimin e familjes së Brikena Selmanit.

Article Logic
Execution time: 0.0027539730072021