Modelja e njohur, Juliana Nura, rikthehet sërish në qendër të vëmendjes me rrëfimet e saj të hapura për jetën personale dhe për momentet e veçanta me yjet e futbollit botëror. Së fundmi, ajo ishte e ftuar në emisionin “Canapé”, ku ndau detaje interesante nga takimet e saj me figurat e njohura sportive.
Juliana tregoi se vite më parë kishte takuar legjendën e futbollit francez, Karim Benzema, madje kishte qenë e ftuar edhe në ditëlindjen e tij. Ajo rrëfeu se kishin prerë tortën bashkë dhe ky moment ishte bërë viral në rrjetet sociale. Megjithëse kishte përpjekur të largonte fotografitë nga dita e veçantë, nuk kishte arritur për shkak të të drejtave autoriale.
“Kam qenë në ditëlindjen e Benzemas, e kemi prerë tortën bashkë dhe momenti u bë viral. Janë ende foto në internet, dhe përpjekjet për t’i hequr nuk kanë pasur sukses për shkak të të drejtave autoriale,” tregoi modelja.
Rrëfimi i saj përfundoi me një sqarim mbi një deklaratë të mëparshme, ku kishte pohuar se kishte takuar Cristiano Ronaldon. Juliana tregoi se takimi kishte ndodhur në një periudhë kur ylli portugez ishte duke kërkuar një partner, por ajo kishte vendosur ta refuzonte. Arsyeja, sipas saj, ishte mungesa e përputhshmërisë në vlera dhe mënyrën e të menduarit, si dhe fakti që Ronaldo nuk ishte shqiptar.
Me rrëfimet e saj të drejtpërdrejta dhe spontane, Juliana Nura vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut, duke u bërë një nga figurat më të komentuar shqiptare, sidomos kur ndan detaje nga takimet me emra të njohur ndërkombëtarë.








16 Jan 2026 





