INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Enrique Iglesias ndryshon pamjen me ndërhyrje kirurgjikale

Enrique Iglesias ndryshon pamjen me ndërhyrje kirurgjikale

Publikuar më: 14:08 17-03-2016

Ai mund të jetë një nga meshkujt më tërheqës në botën e spektaklit, por duket se edhe Enrique Iglesias ka tipare në fytyrën e tij që nuk i pëlqejnë.

Bëhet fjalë për nishanin e tij të famshëm në faqe, krah hundës, të cilin më në fund vendosi të heqë me kirurgji plastike. Këngëtari latin fitues i çmimit Grammy iu nënshtrua ndërhyrjes që zgjati vetëm 5 minuta dhe pa dhimbje për të. Megjithëse nuk është vënë shpesh re nëpër këngë të ndryshme si pasojë e make up, Enrique përsëri i tronditi fansat e tij kur u fotografua pa shenjën e ti karakteresitike të lëkurës. Në një intervistë të dhënë së fundmi ai u rrëfye se ishte ndarë përgjithmonë me nishanin e tij. Duke shpjeguar operacionin, ai tha se gjithçka mundi të shihte ishte gjak i shumtë dhe kjo gjë e trembi për vdekje, por zgjati shumë pak. Duke folur për ndryshimin që kjo i solli në jetë, artisti 40 vjeçar deklaron se disa nga miqtë e tij as nuk e kanë vënë re se çfarë ka ndodhur me të.

Article Logic
Execution time: 0.003615140914917