INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Enrique Iglesias, një super-hero për fansen e tij [VIDEO]

Enrique Iglesias, një super-hero për fansen e tij [VIDEO]

Publikuar më: 10:38 22-06-2016

Enrique Iglesias nuk di të bëjë vetëm këngë për heronjtë, por edhe të jetë vetë një i tillë.

Teksa ka qenë duke performuar për Euro Grand Prix në Baku të Azerbajxhanit, një fanse është ngjitur në skenë për t'i dhënë këngëtarit një dhuratë që ajo kishte përgatitur, por ky veprim nuk është pritur mirë nga rojet e sigurisë. Menjëherë ata janë afruar drejt vajzës për ta tërhequr atë jashtë skene dhe në këtë moment ka ardhur në ndihmë Iglesias. Ndryshe nga ç'do vepronin shumë artistë, ai e ka ftuar fansen në qendër të skenës dhe ka lejuar që ajo ta përqafojë, një veprim që i bëri të gjithë të pranishmit të duartrokisnin. Duhen më shumë yje si Enrique!

Article Logic
Execution time: 0.0036258697509766