INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Love The Way You Lie" përlot në skenë Rihanna-n [VIDEO]

Publikuar më: 10:26 22-06-2016

Nuk ndodh shpesh, ose më mirë të themi nuk besojmë se ka ndodhur ndonjëherë, por Rihanna thjesht e humbi në një koncert.

Ajo është aktualisht në turin e saj botëror dhe mbrëmja e djeshme ishte radha e qytetit të Dublinit për të mirëpritur yllin e muzikës RnB. Por edhe një artiste botërore si Riri, e mësuar me cdo lloj skene, duket se nuk i përmbajti emocionet pasi publiku e la pa fjalë. Ndërkohë që po këndonte super-hitin global “Love The Way You Lie”, e realizuar në bashkëpunim me Eminem, publiku brohoriti cdo fjalë së bashku me të, dhe duket e ishte më shumë se ç’mundej ajo të përballonte. Riri u mbush me lot dhe me shumë vështirësi arriti të vazhdonte performancën!

Article Logic
Execution time: 0.0033431053161621