INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish-bashkëshorti i Kourtney K

Ish-bashkëshorti i Kourtney K "hedh sytë" nga motra e saj Kendall

Publikuar më: 11:06 17-03-2016

Scott Dissick është single prej 9 muajsh tashmë që nga ndarja shokuese me partneren e tij prej 9 vitesh, Kourtney Kardashian.

E tashmë duket se ai i ka hedhur sytë nga motra e saj Kendall, ose më mirë të themi sozia e yllit të Victoria’s Secret. Ai është fiksuar nga kamerat në qytetin e Calabasas, ku gjithë familja Kardashian jeton, me një modele bukuroshe e cila duket identike me Kendall Jenner. Sipas UsWeekly duket se Scott po frekuentohet me Christine Burke prej javësh tashmë. Bukuroshja 20 vjeçare është plot 12 vjet më e vogël se “djali i keq” që u fut në familjen K.

Megjithatë ai është parë së fundmi të shoqërohet edhe me ish gruan e tij, ku do të vinim bast se bëhet fjalë për një ngrohje marrëdhëniesh për hir të fëmijëve, edhe pse Kourtney nuk e ka mohuar mundësinë e ribashkimit më parë. Nga veprimet e Scott besojmë se diçka e tillë, në rastin ëm të mirë, mund të vonojë që të ndodhë. Por ajo realisht habit është tërheqja e tij ndaj një vajze me ngjashmëri të madhe me motrën e vogël të Kourtney. Mos ndoshta gjithë ato vite afër Kendallit e kanë bërë ta shohë me një sy tjetër kunatën që po rritej? 

Article Logic
Execution time: 0.003525972366333