INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Blerim Destani

Blerim Destani "out of control" për filmin e ri

Publikuar më: 17:33 16-03-2016

Aktori i mirënjohur shqiptar nga Maqedonia, Blerim Destani, po bëhet gati për filmin e ri i cili me shumë mundësi do të jetë i zhanrit aksion.

Destani në profilin e tij në Instagram, ka publikuar një video duke bërë veprime akrobatike e trajnime, si përgatitje për rolin më të ri që do të marrë. Aktori 35-vjeçar, nuk ka bërë të ditur më shumë detaje, përveç faktit se po stërmundohet fizikisht për arritjen e përsosmërisë në rolin e ri.

Blerimi mbetet një nga aktorët më të pëlqyer shqiptar, i cili ka arritur të kalojë kufijtë e famës duke u bërë pjesë e projekteve ndërkombetare të kinematografisë. Deri më tani ai ka luajtur në disa filma, ku ndër më të njohurit veçojmë “Koha e Kometës” dhe “Dossier K”.

Article Logic
Execution time: 0.0038659572601318