INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ky artist sapo u bë baba për herë të parë!

Ky artist sapo u bë baba për herë të parë!

Publikuar më: 17:09 16-03-2016

Një tjetër personazh i njohur i është bashkuar listës së baballarëve seksi të showbizit amerikan.

Ne-Yo dhe Crystal Renay janë bërë me një djalë. Këngëtari i R&B-së dhe gruaja e tij modele Crystal kanë sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë, vetëm disa javë pas publikimit të lajmit se ata kishin lidhur kurorë.

Çifti i artistëve ia kanë bërë të ditur lajmin sajtit E! News, por pa dhënë detaje të tjera si përshembull emrin e vogëlushit. Ka qenë pikërisht bashkëshortja e këngëtarit Crystal, ajo që ka hedhur në Snapchat një foto me shkrimin “Princi S.J erdhi në jetë” ku dukej qartë gjithashtu edhe dora e te porsalindurit e mbajtur nga babai i tij. Epo jetë të gjate princit që për momentin i dimë vetëm inicialet...S.J! 

Article Logic
Execution time: 0.0035121440887451