INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hamilton rrezikon jetën për një video në Snapchat

Hamilton rrezikon jetën për një video në Snapchat

Publikuar më: 16:53 16-03-2016

Lewis Hamilton ka vendosur të bëjë akrobaci duke ngarë një motorr në Zelandën e re.

Pilloti i Formula1 nuk ka mundur t'i mbajë për vete fotot dhe videot e realizuara teksa ngiste motorrin e tij në një rrugë të ngarkuar me trafik dhe menjëherë ka vendosur t'i postojë ato ne rrjetin social Snapchat, duke nxitur kështu pafund reagime negative. Të shumtë kanë qenë ata të cilët e kanë akuzuar për papërgjegjshmëri dhe se nëpërmjet këtij veprimi ai mund të rezikonte jetën e tij por edhe atë të njerëzve të tjerë. Por fundja çfarë mund të themi për një personazh të tillë i cili e dashuron rezikun dhe shpejtesinë...?! Ndonëse këtë herë shpëtoi paq, pasi është bërë e ditur nga mediat në Zelandën e Re se ai nuk do të penalizohet nga policia, ne urojmë që veprime të tilla të mos përsëriten në të ardhmen! 

Article Logic
Execution time: 0.0035688877105713