INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mr. Grey bëhet baba...sërish!

Mr. Grey bëhet baba...sërish!

Publikuar më: 14:13 17-03-2016

Vazhdon të zgjerohet familja e një prej meshkujve më seksi në planet.  

Sipas raportimeve të fundit të E! News, Jamie Dornan dhe Amelie Warner kanë sjellë në jetë fëmijën e tyre të dytë. Lajmin e konfirmojnë edhe disa foto të Amelie në Londër duke shëtitur me një karrocë fëmijësh në duar. Jamie dhe Amelie kanë gjithashtu edhe një vajzë dy vjeçare e cila quhet Dulcie. Ndërkohë Dornan ndodhet aktualisht në Vancuver ku po xhirohen skenat e filmit "50 Shades Darker", ndonëse raportohet se nga data 9 deri më 14 mars ai nuk është shfaqur në sheshxhirim. Mendohet që të jetë kjo periudha në të cilën ka ardhur në jetë edhe bebi nr 2. Nuk dihet ende gjinia e tij, megjithatë ne i urojmë një jetë të gjatë e të lumtur!

Article Logic
Execution time: 0.0036969184875488