INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përuluni para mbretit Kanye: Mposht Cristiano Ronaldon, James Corden dhe...Kim K!

Përuluni para mbretit Kanye: Mposht Cristiano Ronaldon, James Corden dhe...Kim K!

Publikuar më: 14:33 17-03-2016

Artisti amerikan ka mundur një serë emrash gjigandë në botën VIP për t’u ngjitur në fronin e tij, që si çdo gjë e Kanye, është e diskutueshme.

Kanye la pas vetes bashkëshorten e tij Kim K, prej kohësh një autoritet në botën e internetit, futbollistin portugez Cristiano Ronaldo dhe prezantuesin britanik James Corden në garën për t’u kurorëzuar nga revista prestigjoze TIME si njeriu më influencues në internet. Dhe duke llogaritur pjesën që zë interneti në botën sociale sot, fare mirë mund të konsiderohet si personazhi më influencues i botë së spektaklit.

Kjo revistë e argumenton zgjedhjen e saj me faktin se ylli i hitit “Love Lockdown” ka “perfeksionuar artin e përdorimit të Twitter”. Edhe një herë tjetër producenti 38 vjeçar i ka lënë të gjithë pa fjalë, veçanërisht pas faktit se ishte ai vetë që i kërkoi falje fansave pasi statuset e tij në rrjetin social mund t’i kishin bërë këta të fundit konfuzë. Kujtojmë gjithashtu se ishin pikërisht ato statuse që e futën martesën e tij me Kim në krizë, duke qenë se bukuroshja 35 vjeçare thjesht nuk po i durontë dot më. Ndërsa revista TIME i jep një titull kër këtë. I përhershmi Kanye...

Article Logic
Execution time: 0.0031998157501221